Abrashi: Si kryetar i ardhshëm i Prizrenit do të garantoj mbështetje për bizneset

0
56

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi, vizitoi kompaninë Komot Pharmaceutical, të cilën e cilësoi si model në fushën e farmaceutikës, shkruan 04 Online.

Ai tha se kjo kompani, me staf të ri dhe profesional, po zhvillon produkte me standarde evropiane, duke krijuar punësim dhe duke sjellë vlera në shëndetësi e ekonomi.

Abrashi u zotua se si kryetar do të sigurojë mbështetje dhe kushte më të mira për zhvillimin e bizneseve inovative në qytet.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

Vizituam Komot Pharmaceutical në Prizren, një kompani model në fushën e farmaceutikës, e cila me staf të ri dhe profesional po zhvillon produkte inovative me standarde evropiane.

Ky është shembull i sipërmarrjes që jo vetëm krijon punësim, por edhe sjell vlera të reja në shëndetësi dhe ekonomi. Si kryetar i ardhshëm i Prizrenit, zotimi im është që bizneset e tilla të kenë mbështetje dhe kushte për t’u rritur edhe më shumë.

#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#komotpharmaceutical

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here