Kokollari-Tahiri: Do të ngre zërin për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në QKMF dhe qendrat shëndetësore të fshatrave

0
90

Kandidatja për Asamblenë Komunale nga AAK, Nazife Kokollari-Tahiri, ka theksuar se shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha, shkruan 04 Online.

Ajo premtoi angazhim për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në QKMF dhe në qendrat shëndetësore të fshatrave.

Kokollari-Tahiri tha se qytetarët meritojnë kujdes cilësor, kushte më të mira dhe staf të mbështetur, duke shtuar se bashkë mund të ndërtohet një Prizren më i shëndetshëm dhe më human.

Postimi i plotë i Nazife Kokollari – Tahiri

Shëndeti i qytetarëve tanë është mbi të gjitha!

Si kandidate për Asamblenë Komunale në Prizren, premtoj se do të angazhohem me përkushtim për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në QKMF dhe në çdo qendër të fshatrave tona.

Qytetarët meritojnë kujdes cilësor, kushte më të mira dhe staf të mbështetur në punën e tyre të përditshme.

Bashkë mund të ndërtojmë një Prizren më të shëndetshëm dhe më human! Voto #174✅️ Voto # 3✅️

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here