Inspektorati dhe Policia e Kosovës marrin nën kontroll objektin e Postës së Serbisë në Graçanicë

0
70

Anëtarët e Inspektoratit Qendror për mbikëqyrjen e tregut dhe të Postës së Kosovës, të shoqëruar nga Policia e Kosovës, marrin nën kontroll objektin e Postës së Serbisë në Graçanicë,  raporton mediumi lokal serb Kim.

Drejtori i Postës së Serbisë në Kosovë, Ivan Milojeviç, është gjithashtu i pranishëm në marrjen e ndërtesës, raporton ky media nga vendi i ngjarjes.

Objekti i Postës së Serbisë në Graçanicë u mbyll më 15 janar 2025. Pastaj edhe punonjësit lanë vendet e tyre të punës.

Përdoruesit e shërbimeve të JP Posta Serbia nga Kosova do të jenë në gjendje të plotësojnë nevojat e tyre në Merdar, në objektet menjëherë pranë vijës administrative.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here