Kapet në kufi 63-vjeçari që vodhi arkën e bamirësisë në xhami në Prizren

0
57
Foto: Ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet. Shtëpitë, bizneset e ndryshme në Kosovë dhe hapësirat tjera publike janë shumë shpesh cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë vjedhjeje që kishte ndodhur më 1 korrik 2022 në fshatin Reçan të Prizrenit, është zbardhur pas më shumë se tre vitesh, me arrestimin e personit të dyshuar.

Sipas burimeve të Sinjalit, atë ditë, rreth orës 14:00, në hapësirat e xhamisë së fshatit ishte thyer me mjet të fortë arka e bamirësisë, nga e cila ishin marrë para në një shumë ende të pacaktuar.

Pas hetimeve, si i dyshuar për rastin ishte identifikuar Zemri Mustafarreth 65-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Ai ishte shpallur në kërkim policor, derisa më 10 shtator 2025, rreth orës 13:30, u ndalua nga policia në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor Prizren dhe në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se e ka kryer veprën penale.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar ndalim policor prej 48 orësh, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here