Sot mot i vranët dhe me reshje shiu

0
45

Sot vendi ynë do të përballet me mot kryesisht të vranët, ndërsa herë pas here priten reshje shiu, lokalisht edhe në formë rrebeshi të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë, shkruan 04 Online.

Instituti i Hidrometeorologjisë njofton se reshjet do të jenë të përziera me baltë, si pasojë e prezencës së grimcave të pluhurit saharian në atmosferë.

Era do të fryjë me intensitet të ndryshëm, por në periudha të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, duke arritur shpejtësi prej 20 deri në 65 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ulje krahasuar me ditët e fundit, minimalet do të sillen nga 17 deri në 19°C, ndërsa maksimalet nga 23 deri në 26°C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here