Kandidatja për kryetare të Prizrenit, Albulena Balaj-Halimaj, ka prezantuar Nezir Çoçajn si numrin 4 në listën e Nismës, shkruan 04 Online.
Çoçaj është pedagog me mbi 30 vite përvojë, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ish-drejtor i Institutit Pedagogjik dhe ish-kryetar i Këshillit Drejtues të UP-së.
Ai njihet edhe për kontributin e tij në politikat arsimore dhe zhvillimin e kurrikulave në vend.
Postimi i plotë i Albulena Balaj – Halimaj
Nezir Çoçaj 4
Në listën tonë me numrin 4 është Nezir Çoçaj, një figurë e njohur në Prizren e Kosovë.
Pedagog me mbi 30 vite përvojë, i diplomuar në Fakultetin e Filozofisë, me master në Shkencat Sociale.
Drejtor i Institutit Pedagogjik të Kosovës dhe Kryetar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.Ish-këshilltar i Ministrit të Arsimit, me kontribut të madh në politikat arsimore dhe zhvillimin e kurrikulave.
Përvojë edhe si deputet i Kuvendit të Kosovës, duke përfaqësuar qytetarët me përkushtim për dy mandate.
USHTAR I USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS.