Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga LDK-ja, ka prezantuar planin për shërbimet shëndetësore në Rajonin e Hasit, shkruan 04 Online.
Sipas tij, qendrat e mjekësisë familjare (AMF dhe QMF) do të ofrojnë shërbime të mjekësisë familjare, infermierike, laboratorike dhe stomatologjike çdo ditë pune, me disa qendra të përgatitura për kujdestari 24-orëshe. Njëherit ai ka theksuar se ky plan siguron shërbime shëndetësore kualitative dhe të barabarta për të gjithë qytetarët e komunës, pa përjashtim.
Postimi i plotë i Fejzë Kabashit
Shëndetësi: pjesa V
Rajoni i Hasit, plani për shërbimet shëndetësore:
Kushnin dhe Kabash: banorë 1751 + 733 = 2484.
AMF do të ofroj shërbime të mjekësisë familjare dhe infermireike çdo ditë pune.
Lugishtë dhe Dedaj: banorë 2444 + 642 = 3086.
AMF do të funksionalizohet për të ofruar shërbime të mjekësisë familjare dhe infermierike çdo ditë pune (mashtrimi 4 vjeçar do të merr fund).
Romajë dhe Lukinaj: banorë 2778 + 417 = 3195.
𝐐𝐌𝐅 do të punojë fillimisht me dy ndrrime për shërbime të mjekësisë familjare, laboratorike, infermierike, stomatologjisë-shëndetit oral dhe do të përgatitet për kujdestari 24h.
Krajk dhe Bregdri: banorë 1469 + 300* = 1769.
AMF do të ofroj shërbime të mjekësisë familjare dhe infermierisë çdo ditë pune.
Zym dhe Karashingjergj: banorë 520 + 731 = 1251
AMF do të ofrojë shërbime të mjekësisë familjare dhe infermierike çdo ditë pune.
Gjonaj dhe Tupec: banorë 4061+290= 4351
𝐐𝐌𝐅 do të punojë fillimisht me dy ndërrime me shërbime të mjekësisë familjare, laboratorike, infermierike, stomatologjisë-shëndetit oral dhe do të përgatitet për kujdestari 24h.
Planejë, Mazrrek, Kojush dhe Gorozhup: banorë 631 + 809 + 574+290= 2304.
AMF do të ofrojë shërbime të mjekësisë familjare e infermierike çdo ditë pune.
Shërbime shëndetësore kualitative dhe të barabarta për të gjithë komunën dhe rajonet pa përjashtim.
LDK 113 ✔️
Driton Selmanaj Kryetar
Dr. Fejzë Kabashi 2️⃣0️⃣✔️