Kastrati: Do ti rikthejmë pronat publike për ndërtimin e stadiumit në Arbanë dhe një objekt arsimor e sportiv

0
64

Kandidati i LDK-së për Kuvendin e Prizrenit, Bajram Kastrati, ka theksuar se rikthimi i pronave publike për interesin e qytetarëve do të jetë prioritet i tij edhe në mandatin e ardhshëm, shkruan 04 Online.

Ai kujtoi se gjatë katër viteve si kuvendar ka iniciuar procedurat për kthimin e dy pronave nga AKP-ja në pronësi të Komunës së Prizrenit, një për ndërtimin e stadiumit në lagjen “Arbana” dhe një tjetër për shkollë, çerdhe dhe sallë sportive.

Kastrati shtoi se miratimi i projekteve varet nga Qeveria Qendrore, por ai do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë institucionale për t’i realizuar këto projekte të shumëpritur.

Postimi i plotë i Bajram Kastratit

Rikthimi i pronave publike në shërbim të komunitetit.

Për katër vite si kuvendar në kuvendin e Prizrenit, përveç tjerash, kam inicuar dhe zhvilluar procedurat në kuvendin e Prizrenit për kthimin e dy pronave në pronësi të Komunës së Prizrenit, prona këto të menaxhuara nga AKP-ja (Agjensioni Kosovar i Privatizimit), të destinuara për ndërtimin e një stadiumi dhe objekteve edukative, kulturore dhe sportive.

Projekti i parë ka të bëjë me stadiumin e lagjes dhe jo vetëm.

Kërkesë kjo, e kahmotshme dhe shumë e nevojshme për qytetarët dhe klubin futbollistik “FC Arbana”.

Projekti apo prona e dytë është e destinuar për objekte arsimore, edukative dhe kulturore si: shkollë, çerdhe dhe sallë sportive.

Duhet bërë me dije se miratimi i këtyre projekteve varet nga Qeveria Qëndrore.

Në mandatin e ardhshëm do të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë institucionale që t’i jetësojmë sa më shpejtë këto projekte më se të nevojshme të qytetarëve tanë.

#po_garojmë_me_vepra

✅️ 113 LDK

✅️ 9 Bajram Kastrati

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here