Ganimete Kurtaj – Himaduna në garë për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga LDK-ja

0
562

Ganimete Kurtaj Himaduna është kandidate për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan 04 Online.

Ajo ka thënë se angazhimi i saj buron nga dashuria për qytetin dhe dëshira për një Prizren me më shumë zhvillim, shërbime cilësore dhe kujdes për çdo qytetar.

Kurtaj – Himaduna njëherit ka thënë se do të jetë zëri i qytetarëve, duke u angazhuar për transparencë, bashkëpunim dhe një të ardhme me më shumë shpresë për rininë dhe dinjitet për familjet prizrenase.

Postimi i plotë i Ganimete Kurtaj – Himaduna

Të nderuar qytetarë të Prizrenit,

Sot jam këtu para jush me zemër plot mirënjohje dhe me një vendosmëri të madhe për të kontribuar në të ardhmen e qytetit tonë. Unë, Ganimete Kurtaj Himaduna, kam vendosur të jem pjesë e garës për asamblenë komunale të Prizrenit, nën mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Angazhimi im buron nga dashuria për këtë qytet dhe nga dëshira për ta parë Prizrenin duke ecur përpara – një qytet me shërbime më të mira, me më shumë zhvillim ekonomik dhe me më shumë kujdes për secilin qytetar.

Unë besoj se politika duhet të jetë shërbim, e jo privilegj. Prandaj, prioriteti im do të jetë zëri juaj, hallet tuaja dhe idetë tuaja. Së bashku mund të ndërtojmë një Prizren ku rinia gjen shpresë, ku familjet jetojnë me dinjitet dhe ku secili ndihet i përfaqësuar.

Ju ftoj të më besoni dhe të më mbështesni me votën tuaj. Sepse me përkushtim, transparencë dhe bashkëpunim, ne do të bëjmë ndryshimin që e meriton Prizreni ynë.

Faleminderit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here