Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim personal e emocional në një intervistë për Orinda Hutën, ku ka treguar për herë të parë se shtatzënia e saj e tretë nuk ishte e zakonshme, por ka ardhur përmes procedurës së fertilizimit in-vitro (IVF).
Nënë e dy vajzave dhe një djali, Cunmulaj zbuloi se edhe pse më parë kishte mbetur shtatzënë natyralisht pa vështirësi, kësaj here vendosi të ndiqte rrugën e IVF, me qëllim që të kishte një djalë – një mundësi që ofrohet në SHBA përmes zgjedhjes së gjinisë.
“IVF për mua ka qenë shumë e vështirë. Filluam me pesë embrionë dhe vetëm një rezultoi i shëndetshëm. Ai është Sha, djali ynë”, ka rrëfyer Emina.
Modelja theksoi se përvoja nuk ka qenë aspak e lehtë, as në aspektin emocional e as në atë fizik, por e ndan publikisht për të thyer tabutë dhe për të treguar se IVF nuk është turp, por një mundësi reale për shumë familje që përballen me sfida të fertilitetit.