Real Madrid ka filluar përgatitjet për sezonin e ri 2025/26 dhe ndër ndryshimet më të mëdha është ndërrimi i numrave të fanellave për disa lojtarë kyç, shkruan 04 Online.
Kylian Mbappe, që sezonin e kaluar mbante numrin 9, tani do të bartë fanellën me numër 10, një numër ikonik që u lirua pas largimit të Luka Modric. Klubi e ka bërë tashmë zyrtar këtë ndryshim.
Ndërkohë, edhe talenti Raul Asencio ka marrë fanellën me numër 17, që më herët i takonte Lucas Vazquez. Ky është sinjal i qartë se trajneri Xabi Alonso llogarit në të për sezonin e ri.
Numri 9 tashmë mbetet i lirë dhe ka gjasa që një mes Endrick apo Gonzalo Garcia ta marrë, nëse nuk ndodh ndonjë largim gjatë verës./04 Online