Kur mendojmë të stërvitemi, supozojmë se duhet të shkojmë në palestër, por në fakt ekzistojnë disa ushtrime të lehta por shumë efektive edhe në shtëpi. Dhe akoma më mirë, në shtratin tuaj.
Në këtë artikull kemi përzgjedhur disa ushtrime të shkëlqyera që kur kombinohen me një dietë të ekuilibruar rezultojnë të jenë tepër efektive.
1. Ngritje anësore të këmbëve të përthyera
Qëndroni në gjunjë duke e mbajtur shpinën drejt. Ngrini njërën këmbë sa më lart që të mundeni, duke e mbajtur në një kënd 90°. Uleni përsëri në pozicionin e fillimit dhe përsëriteni 10 herë. Më pas përsëriteni me këmbën tjetër.
2. Pozicioni urë
Shtrihuni në shpinë dhe ngrini të pasmet. Qëndroni në këtë pozicion dhe ngadalë shkoni në maksimumin që mundeni. Për të rritur intensitetin, mund të ngrini njërën këmbë dhe më pas ta përsërisni edhe me këmbën tjetër.
3. Përdredhje
Filloni të uleni me gjunjë të përkulur, përkuluni pak edhe mbrapa dhe ngrini këmbët. Ngadalë kthejeni bustin në njërën anë, kthehuni në pozicionin fillestar dhe më pas kthejeni ngadalë në anën tjetër.
4. Pozicioni mbi bërryla
‘Plank’ është një ushtrim shumë i thjeshtë, por shumë efektiv. Përkulni bërrylat duke u siguruar që ato të jenë drejtpërdrejt nën shpatullat tuaja dhe trupi juaj duhet të formojë një vijë të drejtë nga koka deri te këmbët. Mbajeni pozicionin për aq kohë sa të mundeni.
5. Kërcim në të kundërt
Kërcimet e kundërta janë një nga ushtrimet më efektive të barkut. Shtrihuni në shpinë me gjunjët të bashkuar dhe këmbët të përkulura në 90 gradë. Ngadalë shtrëngoni gjunjët duke ngritur ijet nga dyshemeja.