Menaxheri i këngëtarit Ledri Vula, Faton Shoshi i cili konfirmoi ndarjen e Ledrit dhe Sarës, në një intervistë ka zbuluar arsyen e ndarjes së çiftit.
Ai tha se dyshja nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, teksa kanë mirëkuptuar njëri-tjetrin për ndarje.
“Ledri nuk është njeri që bën për show. Si në çdo fillim ka edhe mbarim. Nuk do me thënë që është mbarim i përhershëm dhe nuk do me thënë që kur bashkohesh me dikë të jeshë i përjetshëm. Nuk është tragjike. Nuk mund të gjesh gjuhë të përbashkët. Për mua është shumë normale. Edhe për Ledrin është shumë normale. Edhe për Sarën është shumë normale. Sara është shumë e kuptueshme, kam shumë respekt”, shpreht Fatoni.
I pyetur se çfarë raporte gëzojnë sot, Shoshi tha se dyshja ka raporte shumë të mira.
“Kanë raporte shumë të mira ende. Kanë nxjerrë foto të vjetra që i kanë parë bashkë. Ata nuk janë armiq. Ata munden edhe të takohen dhe të rrinë. Mund edhe të ribashkohen ose të prishen më keq. Gjithçka mund të ndodhë”, janë fjalët e menaxherit të Ledri Vulës.