Abrashi premton kujdes dhe mbështetje të merituar për pensionistët në Prizren

0
97

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, gjatë një takimi me pensionistë ka theksuar rëndësinë e rolit të tyre në shoqëri, duke i quajtur “gurë themeli” të vendit, shkruan 04 Online.

Ai u zotua se, si kryetar i ardhshëm, do të sigurojë kujdes dhe mbështetje të merituar për pensionistët, në aspektin e shëndetit, mirëqenies dhe dinjitetit të tyre, duke theksuar se ky është jo vetëm obligim institucional, por mbi të gjitha detyrim moral ndaj brezit që i hapi rrugën gjeneratave të reja.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

Pensionistët përfaqësojnë përvojën, sakrificat dhe punën e një jete të tërë për këtë vend. Nuk janë thjesht pjesë e së kaluarës sonë, por gurë themeli të shoqërisë sonë. Bisedat e sotme më rikujtuan se si përkushtimi dhe sakrifica e tyre e kanë bërë të mundur çdo hap që ne bëjmë sot.

Si kryetar i ardhshëm, do të sigurohem që pensionistët të kenë kujdesin dhe mbështetjen e merituar nga komuna – qoftë për shëndetin, mirëqenien apo dinjitetin e tyre. Kujdesi ndaj tyre nuk është vetëm detyrim institucional, por mbi të gjitha detyrim moral ndaj brezit që na ka hapur rrugën.

#ArtanAbrashi#Prizreni365#VETEVENDOSJE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here