Nicolas Jackson është shumë afër që të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Bayern Munich. Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, bavarezët kanë arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e sulmuesit senegalez, shkruan 04 Online.
Marrëveshja është arritur në formë huazimi njëvjeçar, kundrejt shumës prej 15 milionë euro. Pas përfundimit të sezonit, Bayerni do të ketë opsionin për ta blerë përfundimisht kartonin e lojtarit, duke paguar pjesën tjetër të marrëveshjes, e cila e çon totalin e transferimit në rreth 80 milionë euro.
Jackson, i shoqëruar nga agjenti i tij Ali Barat, pritet të udhëtojë sot drejt Mynihut për të kryer testet mjekësore dhe për të kompletuar transferimin te gjiganti gjerman.
Ky transferim pritet të forcojë dukshëm repartin ofensiv të Bayern Munich, duke i dhënë skuadrës një armë të re në luftën për trofetë e sezonit./04 Online