Artistët shqiptarë janë duke vazhduar me koncerte brenda dhe jashtë vendit.
E koncert në Prishtinë në sheshin Zahir Pajaziti, ka paralajmëruar këngëtari Butrint Imeri, shkruan lajmi.net.
Imeri, përmes një postimi në Instagram ka treguar se ky koncert do jetë falas dhe do mbahet me datë 3 gusht të këtij muaji.
“Të nderuar dashamirë e njerëz të mirë të vendit tim, unë me menaxhmentin tim kemi vendos me organizu një koncert FALAS në sheshin ZAHIR PAJAZITI në PRISHTINË, të mërkurën (03 GUSHT), ora 20:00. Ju ftoj krejtve me e kalu një super natë verore”, shkroi ai.
Rikujtojmë se Butrinti është aktiv në aspektin profesional dhe po shijon sukseset e projekteve të tij muzikore.