Mbrojtësi spanjoll, Aymeric Laporte, ka bërë rikthimin e madh në skuadrën ku u formua si futbollist, Athletic Bilbao, shkruan 04 Online.
Pas vetëm një viti te Al Nassr në Arabinë Saudite, 31-vjeçari ka vendosur të lërë pas milionat dhe të rikthehet në La Liga. Transferimi i tij u realizua për shumën prej 10 milionë eurosh.
Laporte ishte larguar nga Bilbao në vitin 2018 për t’u bashkuar me Manchester Cityn, ku u transferua për 65 milionë euro, duke fituar trofe të shumtë me kampionët e Anglisë.
Tani, rikthimi i tij shihet si një përforcim i madh për skuadrën baskase, e cila synon të jetë më konkurruese në kampionat dhe në garat evropiane.
Një rikthim që emocionon tifozët e “San Mames” pas plot shtatë vitesh./04 Online