Sfungjeri për larje mbledh qelizat e vdekura të trupit

0
364

Sfungjeri të cilin e përdorni gjatë bërjes së dushit, nuk është zgjidhja më e mirë për mbrojtjen ndaj papastërtive.

Ai është bazë e përkryer për rritjen dhe zhvillimin e baktereve. “Sfungjerët janë të mirë në fillim, vetëm gjatë përdorimit të parë, por shpejt duhet të zëvendësohen nëse dëshironi të ruani pastërtinë dhe shëndetin e lëkurës”, thotë Esther Angert, asistent profesoreshë në departamentin e mikrobiologjisë, në Universitetin “Cornell”.

Sfungjeri mbledh qelizat e vdekura të trupit, dhe nëse e lini atë në banjë për t’u tharë deri në përdorimin e ardhshëm, kjo është e përkryer për rritjen e baktereve, transmeton “Zëri.info”.

Hapësira e banjës është gjithmonë e lagësht dhe nuk ka shumë qarkullim të ajrit, kështu që është ideal për bakteret duke i lejuar qelizat e vdekura të lëkurës të mbeten në sfungjer. Çdoherë që sfungjeri bëhet i lagësht dhe nuk arrin që të thahet siç duhet, bakteret mund të shumohen dhe riprodhohen në të.

Dhe, kështu papastërtia bëhet edhe më e madhe, në vend që të arrini rezultatin e pastrimit. Nëse preken të gjitha pjesët, mund të vijë deri te stafilokoku. Edhe pse lëkura është organ elastik që ka aftësinë për t’u mbrojtur nga numër i madh i baktereve, poret tuaja dhe çdo plagë e hapur apo gërvishtje janë më pak rezistente ndaj baktereve.

/04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here