Tre pasojat nga kafshimi i thonjve:
1. Pengon rritjen normale të tyre: Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasoja e parë e ngrënies së thonjve lidhet drejtpërdrejt me rritjen normale të tyre. Duke i ngrënë vazhdimisht, thonjtë tuaj nuk rriten në mënyrë të njëtrajtshme dhe do të thyhen e petëzohen më lehtë.
2. Ndikon në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme bakteriale: Duke qenë se duart janë vazhdimisht në kontakt me objekte të ndryshme, është mëse logjike që në thonjtë e dëmtuar të rriten baktere dhe mikroorganizma të ndryshëm. Salmonela dhe Escherichia coli janë dy prej sëmundjeve që zhvillohen më së shumti si pasojë e kontaktit të thonjve me ushqimet e pagatuara.
3. Dëmton dhëmbët: Përveç dhimbjes si pasojë e copëzimit të tyre deri në rrëzë, kur hani thonjtë ju dëmtoni po ashtu edhe dhëmbët duke i zhveshur nga shtresa natyrale e zmaltit, por shpeshherë edhe duke infektuar mishrat e dhëmbëve.