Kjo recetë është shumë e shijshme, e ushqyeshme dhe njëkohësisht kalorike
Përbërësit:
- 600 gramë gjoks pule (file),
- 1 kilogram spinaq,
- 2 lugë erëza të përziera,
- 1 qepë,
- 1 lugë spec i kuq i bluar,
- vaj,
- kripë,
- piper i bluar i zi.
Përgatitja:
Gjoksin e pulës e presim në kube (ose bërxolla), i qesim kripë, i marinojmë me përzierjen e erëzave, i qesim piper dhe i fërgojmë në tigan me vaj të nxehtë.
Në tigan qesim 100 mililitra ujë. Qepën e presin në copa të holla dhe i qesim në tigan në shporet. Edhe një herë i marinojmë me përzierje të erëzave. I shtojmë specin e kuq të bluar dhe i qesin edhe 100 mililitra ujë.
Enën e qeramikës e spërkatim me vaj dhe i qesim gjysmën e fletëve të pastruara më parë të spinaqit. Gjysmën e përmbajtjes nga tigani e qesin në enën e qeramikës.
Pastaj sipër qesim fletët e mbetura të spinaqit, dhe përmbajtjen e mbetur nga tigani e shtojmë në enë. E mbulojmë me kapak dhe e fusin në furrë.
E pjekim 60 minuta në 220 gradë. E nxjerrin enën nga furra dhe me lugë heqim ushqimin në enën për shërbim.
Sipas shijes, është e mundshme që në porcion të shtohet edhe një lugë ajkë apo të shërbehet me kos.