18 këshilla që do t’ju ndihmojnë të kurseni më tepër energji elektrike dhe para

0
355

Mënyra më e mirë për të filluar të kurseni në kostot e energjisë elektrike është të tregoheni më të zgjuar me mënyrën se si e përdorni energjinë elektrike.

AgroWeb.org ju njeh me disa ndryshime të thjeshta që mund të bëni, të cilat do të ulin kostot e energjisë.

Nëse mund të kryeni shumicën e këshillave të listuara më poshtë, mund të reduktoni përdorimin e energjisë elektrike me 10% gjatë vitit dhe të kurseni disa para.

Fikni dritat kur nuk ju shërbejnë më

Mos i lini dritat ndezur nëse nuk është e nevojshme. Lënia e tyre ndezur për një kohë të gjatë nuk bën gjë tjetër vetëm harxhon energji.

Edhe pse mund të duket pak, në fund të muajit apo të vitit ajo shifër shtohet. Dhe nëse doni të kurseni edhe më tepër energji filloni të përdorni dritat LED.

Përdorni dritën natyrale

Nëse gjatë ditës dritaret tuaja fusin mjaftueshëm dritë, për të kursyer edhe më tepër mjafton të mos i ndizni dritat.

Përdorni abazhurët

Fikni dritat e tavanit dhe përdorni llambat e tavolinës, ndriçimin e abazhurëve apo ato të kuzhinës.

Bëni dushe më të shkurtra

Uji i nxehtë është i shtrenjtë. Nëse dy persona në shtëpinë tuaj e shkurtojnë kohën e dushit me nga një minutë, ju mund të kurseni më tepër para gjatë gjithë vitit.

Mbyllni rubinetin e ujit kur lani duart apo lani dhëmbët

Mos e lini ujin të shkojë dëm gjatë larjes së dhëmbëve, duarve, fytyrës apo edhe kur rruheni.

Rregulloni rubinetin që rrjedh

Rregullimi i një rubineti nga i cili rrjedh ujë i nxhetë mund t’ju kursejë para ekstra nga kostot e energjisë.

Hiqni nga priza pajisjet elektronike kur nuk i përdorni

Hiqni nga priza çdo pajisje elektronike që nuk e përdorni, një shembull është edhe karikuesi i calularit, të cilin shumë prej nesh e lënë në prizë për ditë më rradhë.

Përdorni më tepër laptonin tuaj

Nëse jeni ende duke përdorur kompjuterin e vjetër, kaloni në laptop.

Fikni kondicionerin

Mos e lini kondicionerin ndezur edhe kur nuk jeni në shtëpi.

Mos e përdorni ngrohësen elektrike në potencialin e saj më të lartë

Nëse përdorni ngrohje elektrike, uleni termostatin për të kursyer më tepër në faturën elektrike.

Mbyllni dritaret

Gjatë orëve të nxehta të ditës ju mund të mbyllni dritaret për të mos lejuar nxehtësinë të futet dhe shtëpinë të qëndrojë më e freskët.

Shmangni përdorimin e furrës gjatë verës

Provoni më tepër receta të freskëta, që nuk kërkojnë pjekje. Ju do të reduktoni nxehtësinë në shtëpinë tuaj dhe do të kurseni në kostot elekrike.

Reduktoni shpeshtësinë e larjes së rrobave

Mos lani sasi të pakta rrobash, por prisni sa ngarkesa të bëhet e plotë.

Dhe nëse tashmë jeni duke përdorur vetëm ujë të ftohtë për larjen e tyre, ju mund të kurseni edhe më tepër para.

Thajini rrobat më shpesh në tel

Nëse rralloni përdorimin e makinës tharëse të rrobave dhe i ndeni ato në tel, sigurisht që kostot e energjisë do të ulen edhe më.

Tregoni kujdes me frigoriferin

Sigurohuni që guarnicionet rreth derës së frigoriferit të jenë gjithmonë të pastra. Kështu ai do të ruajë më mirë ajrin e ftohtë brenda dhe nuk do të punojë jashtë kapacitetit duke harxhuar më tepër energji.

Nëse keni dy frigoriferë, hiqeni njërin nga priza

Nëse nuk është vërtetë e nevojshme të mbani dy frigoriferë, ju mund të hiqni njërin nga puna për të kursyer më tepër.

Kapërceni opsionin e tharjes për pjatalarëset

Ky opsion është i shtrenjtë, prandaj ju mund ta anashkaloni këtë hap.

Përdorni mikrovalën

Një mikrovalë kërkon 15 minuta për të bërë të njëjtën punë që kërkon një furrë për një orë. /AgroWeb.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here