16-muajshi peshon sa një 8-vjeçar, mban pelena 3XL dhe vesh rrobat e të atit

0
327

Një djalë i vogël është rritur aq shumë sa tani peshon sa një fëmijë 8 vjeç dhe vesh rrobat e të atit.  Muhammad Kenzi Alfaro është vetëm 16 muajsh, peshon 27 kilogramë dhe mban pelena në masën 3XL.

Një fëmijë në moshën e tij peshon sa një e treta e Muhammad,rreth 10 kilogramë.

Një video e filmuar në shtëpinë e tij në Indonezi, tregon të ëmën, Patriah, e cila mezi e vendos që të ulet drejt. Ajo thotë se karroca nuk mund ta mbajë peshën e tij. Kenzi nuk mund të ulet apo të ngrihet vetë dhe prindërit kanë vështirësi ta mbajnë në krahë.

Trupi i babait të tij është i vogël. Rrobat e tij i bëjnë dhe ndonjëherë ia vesh tim biri”. Nëna shton për “The Sun” se pelenat që i blejnë nuk janë të forta ndaj ia përdorin vetëm gjatë natës që të kursejnë para. Ajo thotë se nuk ka shumë pelena në përmasat 3XL në qytet, ndaj ajo blen 2XL por edhe ato nuk i bëjnë  djalit.

Kenzi lindi me peshë 4.5  kilogramë, por gjatë vitit të shkuar ai shtoi shumë. një staf shëndetësor e peshoi gjatë një kontrolli rutinë në Dhjetor dhe e kanë vendosur në kategorinë e kujdesit intensiv jashtë spitalor.

Aktualisht Kenzi i është nënshtruar analizave, një përpjekje për të kuptuar si ta bëjnë të humbasë peshë. Është e paqartë nëse ka ndonjë shkas të fshehur shëndetësor që ia ka shkaktuar kilet e tepërta. Ministri i Shëndetësisë u shpreh se ka urdhëruar instancat të vëzhgojnë rastin dhe ta trajtojnë./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here