Nga rivalë në lojë në burrë dhe grua në një film
Kështu ndodhi me fatin e Luiz Ejllit dhe Olta Gixharit.
Me të mbaruar formati Big Brother Vip Albania, dyshja rivale nisën xhirimet për filmin “Në kuadër të dashurisë”.
Duke e ditur se ata nuk kishin një raport të mirë sa ishin brenda në shtëpi, se sa e kanë pasur të vështirë të luajnë bashkë, të gjitha këtyre pyetjeve i është përgjigjur vetë Olta. E ftuar në “Top Albania Radio, aktorja tha:
“Ne kemi folur shumë për filmin të dy gjatë xhirimeve. Unë jam përpjekur gjatë gjithë kohës me lejen e regjisorit sinqerisht po e them që ta fus në atmosferë. Si futet një aktor që nuk është aktor në atmosferë? Duke i treguar rrethanat, duke folur me të dhe duke i thënë si mendon ti ta bëjmë këtë dialog, si e ndjen ti. Për mua kishte shumë rëndësi si e ndjente Luizi dialogun dhe si energji. E merrnim këtë energji, flisja dhe unë për energjinë time e përpunonim të dy këtë energji dhe ishim gati për xhirim. Marrëdhënia ka qenë shumë politikisht korrekte. Të dy e dinim që na duhej njëri-tjetri. Ai pa mua nuk e bënte dot dhe anasjelltas as unë pa të sepse 90% ose 95% të filmit e kemi me njëri-tjetrin dhe nëse nuk do të kishim një harmoni qoftë edhe gjasme të mirë.”
E pyetur nëse kishte Big Brother në raportin e tyre, Olta tha se e ka xhan Luizin, por la të kuptohet se nuk janë miq.
“Nga ana ime jo aspak. Unë vazhdoj të ruaj një simpati për Luizin, vazhdoj ta kem xhan njësoj si natën e 1 prillit kur e përqafova dhe ia thashë. Tani marrëdhënia jonë ashtu është ne nuk kemi shkuar ndonjëherë mirë që të shkojmë mirë sot. Unë e kam pranuar këtë gjë që shkojmë si macja me miun dhe jemi në rregull. Mbase kjo është e mira. (qesh)”
Kanë pirë një kafe ose gotë pas pune ose xhirimeve? Kujt i ka munguar vullneti?
“Jo. Unë këtë nuk e tregoj dot sepse mbase nuk më përket mua ta tregoj. Unë flas për veten time por di të them që kishim një marrëdhënie politikisht korrekte mendoj që ka mjaftuar për të patur një fjali nga regjisori pas skenës që është edhe në trailer kur ne rrotullohemi, Koloreto tha “Ta marrtë dreqi sa bukur gënjeni, gati-gati e besova që e dashuroni njëri-tjetrin.”
Tanimë është publikuar edhe traileri i filmit, si dhe data kur do të shfaqet premiera e këtij filmi.
“Në kuadër të dashurisë” do të shfaqet premierë nga 9, 10 dhe 11 tetori në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.