Zyrtare: Thaçi i jep mandatin LDK-së ta formojë qeverinë e re

0
620

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një letre drejtuar kryetarit të LDK-së Isa Mustafa i ka kërkuar emrin e mandatarit potencial për formimin e Qeverisë së re.

Këtë e ka konfrimuar për KALLXO.com, Adil Behramaj, këshilltar i presidentit Thaçi.“Në përputhje me mandatin kushtetues dhe në respektim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në rastin nr. K0103/14,
me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të parakohshme, ruajtjes së stabilitetit të vendit dhe në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit

Qeveri të re me legjitimitet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me të gjitha partitë politike parlamentare dhe pajtimit të shumicës së tyre absolute për të formuar Qeveri të re, pas mosdërgimit të emrit të kandidatit për të formuar Qeverinë

nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje përkundër 5 kërkesave nga ana e Presidentit të vendit, si dhe në përputhje me Kriteret Mbizotëruese për formimin e Qeverisë së re, pas takimit të pasdites së djeshme ku kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka konfirmuar se ka siguruar shumicën e mjaftueshme në Kuvend, presidenti Thaçi përmes një letre i ka kërkuar emrin e mandatarit potencial për formimin e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit.

Leave a Reply