Zyrtarë të lartë gjermanë ofrojnë mbështetje për Gjimnazin “Loyola”

0
20

Një delegacion i lartë gjerman i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport i Landit Baden-Württemberg, ka vizituar dje  Gjimnazin Loyola në Prizren.  

Në mesin e këtyre zyrtarëve gjermanë, disa prej tyre edhe me pozita të larta në Parlamentin Evropian,  ishin edhe z. Berthold dhe znj.  Zielosko-Labonte. Në fillim të takimit, drejtori  gjeneral i kësaj shkolle, z. Fadil Hamzaj, mysafirët e lartë i njohu me funksionimin dhe me sukseset e deritanishme të shkollës.  

Pjesë e delegacionit ishin zyrtarë nga fusha e politikës, arsimit dhe biznesit, të cilët ofruan mbështetjen e  tyre për këtë shkollë, duke premtuar mbështetjen me profesorë gjermanë, si pjesë e stafit pedagogjik, që do të ofrojnë përvojën dhe dijen e tyre në të mirë të arritjeve më të larta dhe punës profesionale në procesin e edukimit dhe arsimimit.

Gjatë qëndrimit në Gjimnazin Loyola, miqtë gjermanë kanë parë nga afër punën që bëhet këtu, janë njohur me ambientet dhe kushtet e punës, duke shprehur edhe konsideratën e tyre për seriozitetin dhe përkushtimin për të ofruar më të mirën në fushën e edukimit për të rinjtë e vendit tonë, por edhe të rajonit./04online.info

Leave a Reply