Zyrtare, Oliver Giroud qëndron te Chelsea, firmos kontratën e re

0
30

Olivier Giroud ka nënshkruar një marrëveshje të re me Chelsea-n deri në fund të sezonit të ardhshëm. 32-vjeçari, edhe pse nuk është konsideruar pjesë e formacionit titullar gjatë këtij sezoni, me vetëm 832 minuta në këmbë në sfidat e Premier League-s (vetëm dy gola), ka rezultuar me efikasi për blutë e Londrës në Europa League me plot 10 gola.

Sulmuesi francez, i cili u transferua në “Stamford Bridge” nga Arsenali në janar të 2018-ës, për faqen e klubit u shpreh:

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar një kontratë të re. Me të vërtetë dëshiroja shumë të qëndroja të paktën edhe një vit.”

Giroud, i cili ishte pjesë e skuadrës së Francës që fitoi Kupën e Botës 2018, ka shënuar 17 gola në 62 paraqitje për Blutë në të gjitha garat./SS

Leave a Reply