Zidane drejt bashkimit me PSG

0
288

Çdo ditë që kalon, Zinedine Zidane duket më afër bashkimit me PSG-në.

Çdo ditë që kalon, Zinedine Zidane duket më afër bashkimit me PSG-në. Prestigjiozja franceze “Le Parisien” raportoi të enjten se negociatat mes palëve po përparonin, ndërsa pak orë më parë, kushëriri i supozuar i pronarit të PSG-së përdori sërish Twitter-in (siç veproi me Messin apo Mbappenë) për të thënë të tijën. Sipas Khalifah Bin Hamad Al-Thani, marrëveshja me Zidane është mbyllur, transmeton SS.

“Marrëveshja është arritur, do të zyrtarizohet së shpejti. Mirësevini Zezo!”, shkruan “kushëriri” i Al-Khelaifit në një postim në Twitter, për të vazhduar më pas me një postim të dytë, ku ka treguar një foto të Zidane të shoqëruar me një “Natën e mirë”!.

Të shumtë janë ata që sigurojnë se ky kushëri apo vëlla i supozuar nuk është gjë tjetër veçse një mashtrues, por e vërteta është se verën e kaluar ai “i ra në kokë”, kur njoftoi nënshkrimin e PSG-së me Lionel Messit apo kur dha detaje se çfarë po ndodhte mes Mbappesë dhe Realit të Madridit.

Leave a Reply