Zhuri dhe Hoça e Qytetit gati për fitoren e 14 nëntorit!

0
815

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka takuar mbështetësit e tij në fshatin Zhur dhe në Hoçë të Qytetit.

Haskuka ishte i përcjellur nga deputetët, Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj.

Postimi i plotë:

Së bashku me deputetët Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj, takuam banorët e Zhurit dhe Hoçës së Qytetit!

Falënderuam banorët e këtyre fshatrave për mbështjetjen e madhe që na kanë dhënë në raundin e parë më 17 tetor dhe theksuam se është nevojë jetike për Prizrenin të përkrahet programi ynë politik për katër vitet e ardhshme.

Përmendëm projektet që i kemi përfunduar në këto dy fshatra gjatë katërvjeçarit të parë dhe diskutuam për projektet e reja, të cilat do t’i realizojmë gjatë mandatit të dytë.

Po ashtu u zotuam se do të vazhdojmë edhe më shumë të jemi afër banorëve të këtyre fshatrave.
Si qeverisje përherë kemi qenë afër qytetarëve dhe gjithmonë i kemi dëgjuar hallet e tyre. Ndërsa qytetarët edhe këtë herë na kanë neve adresë të vetme për zgjidhjen e kërkesave dhe nevojave të tyre! Andaj, në këtë drejtim ne dhe qytetarët e Prizrenit, jemi në Bashkë Qeverisje.

SkaKthimMbrapa

BashkeQeverisim

Leave a Reply