Zhegrova pritet të debutojë sot në Ligue 1

0
287

Sulmuesi i Kombëtare së Kosovës, Edon Zhegrova pritet të debutojë sot në Ligue 1 me Lille.

Skuadra e Lille ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Brest.

Në mesin e të ftuarve është edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova dhe Ben Arfa, i cili së fundmi u transferua te skuadra franceze.

Zhegrova nuk debutoi gjatë javës së kaluar me skuadrën e Lille, për shkak se ishte regjistruar me vonesë, teksa sot do të ketë mundësin që të bëj paraqitjen e parë në Ligue 1.

Zhegrova u transferua te Lille, për një shifër të raportuar prej rreth tetë milionë euro nga Baseli. /Klankosova

Leave a Reply