Zgjidhni një letër që sjellin ëngjëjt dhe merrni një mesazh

0
21

Engjëjt kanë një mesazh për ju… Zgjidhni një letër që sjellin ëngjëjt dhe merrni një mesazh!

Letra 1. HARMONI. Engjëjt ju kujtojnë se marrëdhënia juaj e thellë me universin varet vetëm nga ju. Sidomos në situata që duken më të vështira dhe të pakapërcyeshme. Jini harmoni të pastër, dëgjoni me kujdes njerëzit që janë përreth jush. Shpesh, të flasësh më pak dhe të dëgjosh më shumë është thelbësore. Engjëjt ju këshillojnë dhe ju ftojnë për të mirëpritur situata negative, veçanërisht situata të vështira. Nëpërmjet dhuratës së të kuptuarit dhe vetëdijes, ne mund të evoluojmë si shpirtra superior.

Letra 2. PRANIMI. Është një moment shumë i rëndësishëm për ju: Po kaloni një fazë të rëndësishme ndryshimi. Aktualisht, gjithçka duket kaq e paqartë çka ju bën shpesh të shqetësuar dhe të zhytur në mendime. Engjëjt na kujtojnë se e vërteta është një ndryshim rrënjësor që ndodh brenda shpirtit tonë: Për të shkuar përpara dhe për të kapërcyer çdo lloj frike të brendshme, është e domosdoshme të heqësh dorë nga kujtesa e një të kaluare me sa duket e tejkaluar. Udhëtimi juaj është ende i gjatë dhe i gjerë. Engjëjt ju këshillojnë të dëgjoni në heshtje, për të pranuar qetësisht atë që nuk mund të ndryshoni. E kaluara duhet të hidhet pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Është koha për të arritur qëllimin tuaj të ardhshëm, duke i kushtuar vëmendje të ardhmes dhe duke synuar të lartësoni të tashmen.

Letra 3. PAQE. Çfarë është paqja për ju? Engjëjt ju ftojnë për të reflektuar intensivisht. Çfarë ju qetëson? Nuk ke shumë kohë për vete kohët e fundit, apo jo? Engjëjt ju këshillojnë t’i kushtoheni plotësisht vetes. Paqja është një gjendje fizike, por edhe mendore. Gjeni mirëqenien në natyrë, në heshtjen e gjërave, në thelbin e ekzistencës suaj. Kujdesuni për atë që jeni. Dëgjoni anën e majtë të gjoksit tuaj, përqëndrohuni në rrahjen tuaj të zemrës, ndjehuni të lirë të ndiheni të vërtetë dhe të gjallë. Jeni këtu, ky është një udhëtim i mrekullueshëm dhe ju jeni pjesë e tij. Nevoja juaj e brendshme është të mësosh. Mësoni të doni veten. Dhe do të keni sukses./04 Online

Leave a Reply