Zgjedhjet serbe, OSBE: Për momentin s’ka kushte që serbët të votojnë në Kosovë

0
120

Zgjedhjet në Serbi po afrohen, ndërsa serbët e Kosovës që kanë edhe shtetësi serbe, nuk do të mund të votojnë brenda territorit të Kosovës pa një marrëveshje paraprake ndërmjet dy vendeve.

Ditë më parë kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se kërkesa duhet të vijë direkt nga Serbia si palë e interesuar.

Edhe pse Qeveria e Serbisë ka kërkuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që të përfshihet në mbledhjen e votave të banorëve të Kosovës me dy shtetësi, për zgjedhjet në Serbi, kjo nuk do të mund të realizohet nëse nuk ka një marrëveshje të veçantë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia, si palë e interesuar”, ka deklaruar ditë më parë kryeministri Albin Kurti, duke shtuar se “çdo kërkesë duhet të bazohet në sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës”.

Për këtë çështje ka folur edhe misioni i OSBE-së në Kosovë.

“Misioni gjithashtu ka nevojë për mbështetje nga institucionet e Kosovës dhe kryesorja është nevoja për siguri nga Policia e Kosovës, si ofrues i parë i sigurisë. Për momentin, këto kushte nuk ekzistojnë”, thotë misioni i OSBE-së në Prishtinë.

Leave a Reply