Zgjedhjet lokale 2021: PDK fiton në 9 komuna, LDK në 7 komuna, AAK në 5 komuna, Vetëvendosje në 4 komuna

0
401

Kanë përfunduar zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Nga 38 komunat ku u zhvilluan zgjedhjet, Partia Demokratike e Kosovës i ka fituar nëntë komuna (Mitrovicë e Jugut, Ferizaj, Prizren, Drenas, Skenderaj, Hani i Elezit, Kaçanik, Vushtrri dhe Dragash).

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka fituar shtatë komuna: Prishtinë, Pejë, Istog, Junik, Fushë Kosovë, Viti, Lipjan.

Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar katër komuna: Gjilan, Kamenicë, Shtime dhe Podujevë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka fituar pesë komuna: Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Deçan dhe Klinë.

Nisma Socialdemokrate ka arritur të fitojë në komunën e Malishevës.

Partia Demokratike Turke, ka fituar në komunën e Mamushës.

Kandidati nga Lista Qytetare e Obiliqit, Xhafer Gashi, ka fituar në garën për kryetar të kësaj komune.

Lista Serbe në këto zgjedhje lokale ka fituar në 10 komuna: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zveçan, Ranilluk, Partesh, Graçanicë, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut, Kllokot.

Leave a Reply