Zbuloni arsyen pse ka vetëm 4 ngjyra pasaportash në botë!

0

Ka vetëm katër ngjyra pasaportash në mbarë botën dhe shtetet kanë arsyen e tyre përse i zgjedhin këto ngjyra.

Ngjyra më e zakonshme e pasaportave është ajo e kuqe, që zgjidhet zakonisht nga vendet që kanë një të shkuar komuniste. Qytetarë të Slovenisë, Kinës, Serbisë, Rusisë, Shqipërisë, Polonisë dhe Gjeorgjisë kanë pasaporta në këtë ngjyrë. Shtetet aspirante për të hyrë në BE si Turqia, Maqedonia dhe Shqipëria e ndryshuan ngjyrën e pasaportave duke i kthyer ato të kuqe, disa vite më parë.

Ngjyra blu e pasaportës simbolizon “botën e re”. Vendet e Karaibeve kanë pasaporta blu. Kjo ngjyrë shpesh simbolizon përkatësinë në bashkimin tregtar, Mercosur, që përfshin Brazilin, Argjentinën, Paraguajin përveç Venezuelës. Pasaporta e qytetarëve amerikanë u ndryshua në blu në vitin 1976.

Pasaporta jeshile mbizotëron tek vendet myslimane, duke përfshirë këtu Marokun, Arabinë Saudite dhe Pakistanin. Jeshilja konsiderohet të jetë ngjyra e preferuar e Profetit Muhamed dhe simbolizon natyrën dhe jetën. Edhe disa shtete në Afrikën Perëndimore kanë pasaporta në ngjyrë jeshile, si Nigeria, Burkina, dhe Senegali. Kjo ngjyrë simbolizon pjesëmarrjen në ECOWAS (Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore).

Të rralla janë shtetet që kanë pasaporta të zeza dhe ato janë shtetet afrikane si: Zambia, Angola,Kongo, Burundi etj. Qytetarët e Zelandës së Re kanë gjithashtu pasaporta në ngjyrë të zezë, sepse e zeza është ngjyra kombëtare e vendit të tyre.