Zbuloi lidhjen e tyre pa pëlqimin e saj, Lorenci sqarohet me Keisin

0
195

Atëherë kur askush nuk e priste, Lorenc Hasrama e pranoi që ka pasur një romancë me Keisi Medinin jashtë shtëpisë së “BBV”. Ky lajm prej hyrjes së tij në program bëri xhiron e rrjetit.

Nga ana tjetër, Keisi u ndje shumë e prekur për mënyrën se si Lorenci deklaroi se ata bashkë kanë pasur një lidhje jashtë.

Ajo i tha Lorencit se shpeshherë i tërhiqte vëmendje atij për mënyrën se si sillej apo fliste me të, sepse sipas saj, e kishte frikën që publiku do i keqkuptonte gjërat jashtë.

Pas kësaj situate, këngëtari i kërkoi falje Keisit dhe tha se ai nuk e dinte që gjërat do shkonin kështu.
Ai shtoi se u mërzit aq shumë për këtë veprim të tij, sa ishte gati të bënte valixhet dhe të dilte nga shtëpia.

Lorenci në lidhje me këtë deklaratë nuk u sqarua vetëm me Keisin, por edhe me banorët e tjerë të “BBV”. Ai i tha banorëve që nëse do e kishte bërë atë deklaratë për të tërhequr vëmendje, shumë thjeshtë mund të krijonte një lidhje me një vajzë brenda.

Këngëtari përmendi disa herë se nuk ka bërë asgjë për lojë dhe se me këtë gjë që tha, në radhë të parë nxori keq veten e tij, e pastaj Keisin.

Leave a Reply