Zbulimi i paparë! Trego çfarë numri e ke këmbën, mëso se sa vite do të jetosh

0
47

E habitshme! Tanimë edhe një studim i ka konfirmuar hulumtimet e mëhershme të një studimi suedez – madhësia e këmbës e parashikon jetëgjatësinë tuaj!

Anketimi i fundit që ka përfshirë mijëra meshkuj e gra, e ka konfirmuar punën e ekipit të ortopedëve suedezë në vitin 1987, të cilët e kishin thënë të njëjtën gjë: numri i këmbës tregon sa gjatë jetoni. “Sado befasuese që mund t’ju duket, madhësia e këmbës e parashikon jetëgjatësinë”, ka deklaruar Dr. Hans Bjors, epidemiolog nga Stokholmi, i cili e ka raportuar këtë studim.

“I kemi përdorur të dhënat e kompjuterizuara për t’i krahasuar njerëzit nga çdo zonë e Suedisë. E kemi studiuar moshën në të cilën kanë vdekur dhe shkaktarin e vdekjes, dhe kemi zbuluar se madhësia e këmbëve definitivisht ndërlidhet me jetëgjatësi”, ka shtuar ai. Përderisa studimi nuk ka gjetur ndonjë lidhje direkte mes madhësisë së këmbës dhe sëmundjeve individuale apo mes gjerësisë së këmbës dhe jetëgjatësisë, hulumtuesit kanë thënë se patjetër ekziston një lidhje mes madhësisë së këmbëve dhe jetëgjatësisë.

Sidoqoftë, hulumtuesit kanë përpiluar një listë e cila tregon se sa gjatë mund të jetoni varësisht nga numri i këmbëve që e keni.

Te femrat: Numër 35: 64-69 vite, Numër 36: 70-76 vite, Numër 37: 77-82 vite, Numër 38: 78-84 vite, Numër 39: 73-75 vite, Numër 40: 70-72 vite, Numër 41: 67-70 vite, Numër 42: 66-69 vite

Te meshkujt: Numër 41: 73-77 vite, Numër 42: 75-82 vite, Numër 43: 74-79 vite, Numër 44: 67-72 vite, Numër 45: 66-69 vite.

Leave a Reply