Zafir Berisha shpalosë momente emocionuese nga dita e çlirimit të Prizrenit

0
86

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha, për “Bota sot” ka shpalosur kujtimet e tij të veçanta nga kohën e çlirimit.

Ai ka thënë se janë përcjellë me vëmendje lëvizjet që ndodhnin në skenën ndërkombëtare dhe prisnin se kur do të hyjnë forcat e KFOR-it gjerman për të ngritur flamurin e çlirimit të vendit, raporton “Bota sot”.

‘’UÇK nuk lindi rastësisht, ajo ishte vazhdimësi e veprimeve politiko-ushtarake të grupeve ilegale në Kosovë dhe hapësirat tjera ku jetonin dhe vepronin shqiptarët. Si në shumë qendra të Kosovës edhe në Prizren, një numër të rinjsh me ide çlirimtare, për asnjë çast nuk u pajtuan me okupimin serb dhe me politikën pacifiste. Me vëmendje i përcillnim edhe lëvizjet që ndodhnin në skenën ndërkombëtare rreth luftës në Kosovë, natyrisht aksionet e forcave ajrore të NATO-s dhe ajo marrëveshje që u bë, por ne kishim informacione se forcat këmbësore në Prizren do të hyjnë më 13 qershor 1999, por kjo ndodhi më 12 qershor 1999, për shkak se siç është i njoftuar edhe opinioni se nga Serbia në drejtim të Kosovës drejtohen forcat ruse dhe natyrisht ishte një hap para forcave të KFOR-it gjerman, kështu pak para orës 24 të dt 12.06 1999 gjermanët ishin ne qytetin e Prizrenit ku u krijua edhe një siguri më e madhe për prizrenasit nga se ishte shumë e mundur që forcat serbe në largim e sipër të bënin masakra në civil për të cilat njësitet e UÇK. së rreth Prizrenit dhe në Prizren kishin bërë përgatitjet e duhura. Ato ditë u bë edhe ngritja e flamurit në fshatin Malësi të Vërrinit ( në xhaminë e fshatit) dhe në Shtava, ku ka qenë njëra nga pikat tona dhe kjo ngjarje ka ndodhur më 10 dhe 11 qershor 1999,’’ ka theksuar Zafir Berisha.

Berisha për “Bota sot” ka thënë se forcat armike provokonin edhe gjatë tërheqjes së tyre.

‘’Me ngritjen e flamurit nga ku simbolizonim se po shporren forcat armike dhe ishin këto momente kur forcat serbe ngritjen e flamurit e shihnin me sytë e tyre gjatë tërheqjes së armatimit të rëndë. Duhet theksuar edhe faktin se forcat armike edhe gjatë tërheqjes së tyre mundoheshin të provokonin, por këto provokime tani ishin me armë të lehta. Ishte koha kur bëhej edhe pastrimi i terrenit në rajonin e Vërrinit, dhe futja e njësitit nga Bllatat në brendi të lagjes Tusuz, ku ishin edhe një numër i caktuar i ushtarëve, të cilët e kontrollonin terrenin. Njësitet e UÇK, së marshuan në Prizren nga tri Batalionet e Br 125 të ZOP të ndihmuar edhe nga njësi të Brigadës 123 dhe 124 nga ku përfundimisht u larguan forcat okupuse serbe dhe Prizreni e Kosova filloi të frymojë lirisht dhe të fillojë një jetë të re,’’ ka shtuar ai. ‘’Roli I Nato-s ishte i rëndësishëm në çlirimin e Kosovës, që në ditën e parë të fillimit të bombardimeve e deri te marrëveshja e Kumanovës. LAVDIA U TAKON ATYRE QE DHANË JETËN PËR LIRINË E KOSOVËS,’’ ka theksuar deputeti Berisha. /”Bota sot”

Leave a Reply