Zafir Berisha përkujton 20 vjetorin e Betejës së Kabashit

0

Ish Komandanti i UÇK-së për zonën e Prizrenit, Zafir Berisha, ka përkujtuar 20 vjetorin e betejës së Kabashit, në të cilën kanë rënë tre dëshmorë.

Berisha ka çmuar lartë kontribut e tre të rënëve për liri, duke bërë me dije se beteja e Kabashit është zhvilluar në kushte të rënda atmosferike.

“Sot bëhen 20 vite nga beteja e lavdishme e UÇK-së me forcat ushtarake e paraushtarake serbe në Kabash-Korishë.
Me 17,03,1999 në luftën për liri a vdekje ran tre Dëshmorët e Kombit të Batalionit të II-të, të Brigadës 125, Halim Ahmetaj,Rexhep Kukaj dhe Murat Kabashi.
Beteja e Kabashit u zhvillua në kushte të rënda atmosferike me acar e borë, mirpo vendndosmëria e luftetarëve të UÇK-së për të vazhduar luftën për liri më çdo kushtë ishte e madhe,pamvarsishtë çmimit…
Lavdia ju takon atyre që u flijuan për Kosovë!”, ka thënë Berisha./04online.info