Zaev konfirmon shuarjen e familjes katër-anëtarëshe nga aksidenti i tmerrshëm në Bullgari

0
211

Në mesin e viktimave nga tragjedia që ndodhi në Bullgari janë edhe një familje katër anëtarëshe.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, duke treguar për gjendjen e të lënduarve ka thënë se nga aksidenti kanë humbur jetën katër familjarë të një familje nga Shkupi.

A.A i lindur në vitin 1985, XH.A e lindur në vitin 1986 dhe dy fëmijët e mitur të tyre bineq, të vitit 2017.

Përndryshe, sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut.

Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 45 njerëz nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj.

Shkaku i përplasjes është duke u hetuar ndërkohë që në raportimet lokale është thënë se autobusi mund të ketë goditur një parmak.

Incidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës.

Një zyrtar nga spitali në Sofje ka thënë se shtatë persona janë duke u trajtuar, të cilët kanë arritur të largohen nga autobusi. /Telegrafi/

Leave a Reply