Vuçiqi: Me Thaçin, Hotin, Haradinajn e Mustafën merreshim për diçka vesh, me Kurtin për asgjë

0
289

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti, nuk mund të merret vesh për asgjë.

Sipas tij, me Kurtin ka prbleme edhe të përcaktohet nëse është ditë apo natë në momentin që takohen.

Ai ka folur edhe për takimet me liderët e mëhershëm kosovarë.

“Kam folur edhe me Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Avdullah Hotin e Ramush Haradinajn, por këto asnjëherë nuk i kam dëgjuar. Gjithmonë kanë kërkuar njohjen nga Serbia, gjithmonë ka qenë vështirë, por të paktën për diçka jemi marrë vesh, si për atë se është ditë, është e hënë, e premte. Por tash nuk mund të merremi vesh as a është ditë e as cila ditë e javës është”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për televizioni publik të Serbisë – RTS.

Në takimin e sotëm në Bruksel mes Kurtit e Vuçiqit, që është i dyti mes tyre në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, kryeministri i Kosovës tha se ka ofruar një deklaratë të paqes me 6 nene, por që është refuzuar ende pa u lexuar.

Presidenti serb ndërkohë u ankua se Kurti e ka akuzuar Serbinë për tri gjenocide ndaj shqiptarëve në 150 vitet e fundit./Koha

Leave a Reply