Votuesve të LDK’së – Vjosës së 14 Shkurtit!

0
587

Isha njëri ndër më të zëshmit në strukturën e LDK-së dhe përkrahës i pa kompromis i Vjosës. Në të gjitha organet e partisë ku merrja pjesë, kërkoja që Vjosa të votohej për Kryetare të partisë, ndërsa nuk isha në ndonjë funksion publik në nivel vendi si disa dhe që i thonë vetit dhe opinioni në nivel vendi i njihte si më përkrahës.

Nga ky kënd, nën mundësinë me argumentu të kundërten gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021, Vjosa, mua dhe gjithë të tjerëve që e përkrahnim të vije në krye të LDK-së na mundi, duke ju thënë votuesve të LDK-së ( përkrahës të saj )se duhej të votohej ajo me një farë ” liste” që e reklamonte në listën zyrtare të partisë rivale, me arsytime të ndryshme dhe një ndër to se ajo është më Rugoviste-LDK se udhëheqja e atëhershme e LDK-së dhe se ata duhet të largohen që ajo dhe bashkëmendimtarët e saj si #UNË, të vazhdojmë Rugovizmin dhe të jetë LDK-ja ashtu si e meriton.

Tani në udhëheqje të LDK-së janë të gjithë ata/ ato që Vjosa i donte dhe gjatë gjithë zgjedhjeve të mbrendshme lobonte e kërkonte nga delegatet që fitonin në kuvendet e nëndegëve që ti votonin për Kryetar/e të degëve.

Jam dëshmitar që në degën e Prizrenit Kryetar dege është njeriu për të cilin Vjosa ka kërkuar vota dhe i njëjti është kandidati i pa kontestueshëm i të gjitha strukturave të degës, andaj tani të kërkohet votë prap nga JU votues të LDK’së-Vjosës së 14 Shkurtit me votu një subjekt tjetër në Prizren, vërtetë është tepër e ulët si për ju, si për gjithë opinionin Prizrenas!

Ju lutem si një bashkëpartiak dhe zë i pa ndalshëm i Vjosës së LDK-së, mos i dëgjoni zërat e shterrur dhe të pa arsyeshëm që ju kërkojnë votë si me 14 Shkurt.
Respekt!
Rugovisti i pa lëkundur✌✌✌✌✌✅

Shkruan: Fejzë KABASHI

Leave a Reply