Vjen reagimi i Butrint Imerit pasi u tha se i dërgoi mesazh Jorit në ‘Big Brother VIP’

0
327

Artisti shumë i dashur për publikun, Butrint Imeri, prej kur ka nisur Big Brother Vip Albania 2 ka qenë i përfolur në vazhdimësi edhe pse s’është pjesë e programit. Përveç ish të dashurës së tij, Kiarës, e cila është banore aty, ai është përmendur edhe nga Jori.

Një mesazh shumë i papritur ka shkuar sot në shtëpinë e famshme. Sipas asaj që u shfaq në ekran, Butrinti i ka dërguar një mesazh Jorit.

“Një bukuroshe si ti, mirë se të vish në Kosovë!”- shkruhej në mesazhin që mbante dërguesin: B…. Imeri KS.

Mirëpo, Butrinti ka reaguar indirekt rreth kësaj në Instagram, duke e mohuar.

“Dikush do të prish emrin tim. Dikush do të bëj zhurmë. Kjo është jeta”- shkruhet në status. Më pas ka postuar edhe një video të Hasbullës, personazh viral në mediat sociale duke qeshur.

Kujtojmë se në dhjetor, para se BBV të niste, Jori ka deklaruar se do donte të hynte në reality-show me Butrintin se i pëlqen shumë dhe është i bukur.

image 82
image 83

Leave a Reply