Vjen lajmi i madh nga UEFA, Kosova me 3 skuadra në Europë!

0
41

Duke nisur nga sezoni i ardhshem, tri klube nga Kosova do te marrin pjese ne garat e UEFA-se.

Kampioni, nënkampioni si dhe fituesi i Digitalb Kupës do ta përfaqësojnë Kosovën në kualifikimet për Champions League dhe Europa League. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe Sekretari Përgjithshëm, Eroll Salihu, të cilët po marrin pjesë në takimin dyditor të presidentëve dhe sekretarëve të federatave kombëtare anëtare të UEFA-s e qe po mbahet në Budapest, kanë dhënë lajmin pozitiv për klubet tona.

Deri tani,duke përfshirë edhe sezonin aktual Kosova është perfaqësuar me vetëm dy klube në këto gara, marrë parasysh koeficientin e ulët në renditjen e UEFA-së per ligat nacionale.

Në njoftimin e FFK-së thuhet që vendimi për ti dhënë këtë mundësi një tjetër klubi nga Kosova, është një tjetër shpërblim nga UEFA për futbollin tonë. Kujtojmë që shtépia e futbollit Evropian më herët gjatë këtij viti kishte vendosur që organizimin e fazës para-eliminatore për Champions League, t’ia besoje kampionit të këtij sezoni në Superligë dhe Federatës sonë./SS

Leave a Reply