Vjen kërkesa e parë për Shaqir Totajn, personat me aftësi të kufizuar kërkojnë ndihmë…

0
435

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, derisa Handikos-i në Prizren shprehet shumë i indinjuar për mungesën e mbështetjes institucionale.

Merita Shala, përfaqësuese e Handikos-it në Prizren, është drejtuar me kërkesë ndaj Kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, që sa më shpejtë që të jetë e mundur të ndihmohet ky institucion për të bërë zgjidhje rreth depos për vendosjen e pajisjeve ndihmëse, të cilat aktualisht janë në mëshirën e fatit. AJo ka thënë se edhe objekti ku janë aktualisht ka nevojë urgjente që të renovohet.

Shala këtë kërkesë ia ka drejtuar edhe Asamblesë Komunale, duke shpresuar se do të marrin një përgjigjje të shpejtë e pozitive.

“10 dhjetor, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut .
T’i respektoshë të drejtat e njeriut është heroizëm , por sa respektohën të drejtat e përsonave me aftësi të kufizuar në Komunën e Prizrenit ?
Sot më 10 dhjetor që po rastësisë të jetë edhe dita ku asambleistat e Prizrenit po bëjnë betimin. Organizata jonë Handikos Prizren kërkon të respektohen edhe të drejtat e përsonave me aftësi të kufizuara.
Kërkojmë nga kryetari i ri të na gjejë zgjidhjen e një depos ku ti vendosim paisjte ndihmëse. Dimri po ofrohet dhe paisjet tona i kanë bllokuar sallat.
Sot këto karroca dhe mejete ndihmëse kanë zënë sallën e fizioterapisë që shfrytëzohet nga fëmijet me aftësi të kufizuar e një pjesë nga ato janë edhe jashta.
Secila nga këto karroca e kanë vlerën e më shumë se 2 mijë euro , e ju ?!…
Ju lutëm na thoni ju pushtetarë komunal çka duhet të bëjme ne që ju ta ndëgjoni zërin tonë ?
A e dini ju se në vit sa qytetarë të Prizrenit furnizohen me karroca ? A e dini ju se çfarë vlere ka i gjithë mundi jonë ? Ne duhët të endemi nëpër donatorë për t’i kërkuar.
Ju lutem, Handikosi ju ka hequr një punë të madhe që ju as në ëndërr s’mund ta realizoni.
Vlerësojeni këtë !
Problem tjetër është edhe përkrahja financiare nga ana e Komunës, për ti realizuar aktivitet tona ne s’kemi buxhet , s’kemi përkrahje të maftueshme.
Ju lutemi që të na gjeni zgjidhjen sa më parë.
Kërkojmë nga Kuvendi Komunal Prizren, asambleistat e Prizrenit të na zgjedhin problemin tonë, të gjithë një zërit duhët të votojnë që Handikosi i Prizrenit të hyjë në vijen buxhetore të Komunës.
Qendra jonë duhet të renovohet që fëmijet tanë të marrin shërbime cilësore.
Ne e dimë që s’egziston një shkop magjik të gjithë hallet dhe problemet tona të zhdukën për një ditë, por lutja jonë është që në shqyrtimet e juaja të keni parasysh edhe respektimin e të drejtave të përsonave me aftësi të kufizuara.
Respektoni të drejtat dhe mundin ton !
Respektoni të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuar!, thuhet në reagimin e Shalës./04 Online

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Leave a Reply