Veseli: Rugova besonte thellësisht në vlerën e pashmangshme që ka dialogu politik

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 13 vjetorin e vdekjes së tij.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka shkruar se ish-presidenti Rigova zë një vend të merituar në historinë më të re të Kosovës.

“Sot, në 13 vjetorin e vdekjes, kujtojmë e nderojmë Ibrahim Rugovën, presidentin e parë të Kosovës. Emri i tij zë një vend shumë të merituar në historinë më të re të vendit tonë. Rugova, mes shumë tjerave, besonte thellësisht në vlerën e pashmangshme që ka dialogu politik për të ecur përpara, prandaj, sot, nderimi për Rugovën nënkupton përvetësimin e kësaj vlere dhe veprimin politik që del prej saj”, ka shkruar Veseli.