Veriu i Mitrovicës oazë e krimit dhe e korrupsionit

0
476

Si studiues i sigurisë, çdo herë kam shprehur breng dhe shqetësim për sigurinë ne veri të vendit e ne terë Kosovën,nga grupet kriminele serbe me ndikim të fuqishëm ne vend.

Mirëpo ato grupe që vepruan të lire për 21 vite,nuk do të mund të fuqizoheshin pa e patuar ndëlidhjen me Prishtinën. Ndonëse kjo pjese shqiptare ishte e pushtuar e ne shërbim të tyre që vepruan të lire e të pavarur dhe u pasuruan ne mënyrë të jashtëligjshme dhe koruptive.

E krejt kjo ndërlidhje e tyre siç u dëshmua edhe tani nga SHBA-të,ishte me krerët e partive politike e qeveritë njëra pas tjetrës ne Prishtinë.Ndonëse me mbi 61 tender e të punsuar ne institucionet ne Prishtinë e të mirëpritur e të respektuar e previligjuar nga kryeministrat shqiptare siç i kemi parë.

E për me keq ketë pjesë shqiptate e vendosen grupet kriminele oazë të krimit dhe të korrupsionit e pa sovranitet e të ndare nga jugu dhe veriu.

E për me tepër se kaq edhe ndonjë aksion i forcave të rendit që ishte zhvilluar nga Prishtina ne veri,ishtn vetëm sapër populizem e për pushtetin e tyre.

Prandaj falenderues e mirënjohës SHBA-së e ne veçanti presidentit të saj z.Joe Biden që i futi ne listë të zeze këta kriminele ne krye me Zvonko Veselinoviq,Zharko Veselinoviq, anëtarë të grupit Zheljko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radoiçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq dhe Milivoje Vuloviq.

Mirëpo nuk do të ketë paqe e prespektive pa i futur edhe bashkëpunëtoret e tyre ne Prishtinë.
Me ç’rast të çlirohet një herë e mirë veri i vendit e Kosova nga këta kriminel që po e mbajnë peng verin e vendit dhe tere Kosovën dhe qytetarët e saj.

Shkruan: Hysni GASHI

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply