Veprimi i papritur i Getinjos për Luizin

0
520

Getinjo për Luizin: Fenomeni i Shqipërisë.

Këngëtari Luiz Ejlli nga shumë fansat të tij dhe personazhe të njohura po konsiderohet ‘fenomen’ për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania.

Artisti nga Shkodra po vazhdon të ketë një përkrahje të madhe jashtë shtëpisë së famshme.

Këtë së fundmi e ka bërë edhe reperi nga Kosova, Getinjo i cili ka shpërndarë një postimi që llogaria e Luizit në Instagram ka publikuar gjatë ditës së sotme (e shtunë).

Në video shihet Ejlli duke qëndruar i vetëm në shtëpinë e BBVA ndërsa në sfond dëgjohet kënga e Getinjos “Sillet”.

“Fenomeni i Shqipërisë”, ka shkruar Getinjo në mbishkrimin e postimit.

Leave a Reply