Vedat Bajrami bëhet pjesë e kinematografisë turke

0
367

Aktori Vedat Bajrami së fundmi do të jetë pjesë e kinematografisë turke. Bajrami do të jetë pjesë e filmit me motive historie të “Elif Ana”, që lindi në lagjen Pazarçik të Kahramanmaras në vitin 1908 dhe që u bë e famshme falë humanizmit të saj karshi njerëzve.

Lajmin e ka bërë të ditur vet aktori shqiptar, ndërsa ka publikuar fotografi nga prapaskenat e xhirimeve të këtij filmi duke shkruar – “Nga xhirimet e filmit Elif Ana”. Xhirimet e filmit kanë filluar zyrtarisht me datën 5 nëntor të këtij viti në fshatin Pulyan.

postimi ne Instagram

Vedat Bajrami, nuk është i vetmi shqiptar që është bërë pjesë e kinematografisë turke, pasi që fatin e njëjtë e kishte edhe modelja, tashmë aktorja, Arbnora Ademaj.

Leave a Reply