Vdes një grua në Prizren

0
782

Policia ka njoftuar për vdekjen e një gruaje nga Prizreni. Rasti ka ndodhur pasditen e së martës, ndërkaq sipas raportit të policisë, viktima ishte dërguar nga familjarët e saj në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare e më pas është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.

“Është raportuar se nga familjaret e sajë është sjellë në QKMF, viktima femër kosovare, pastaj është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit pa shenja jete. Nga mjeku është konstatuar vdekja e saj. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është  dërguar në  IML për Obduksion”, theksohet në raportin e policisë./04 Online

Leave a Reply