Vazhdojnë të mbajnë raporte të mira, bëhen bashkë disa nga ish-banorët e Big Brother VIP

0
526

Përkundër se Big Brother VIP ka përfunduar që disa muaj, banorët e këtij formati duket se po mbajnë raporte të mira akoma.

Kjo në bazë të disa imazheve që janë publikuar në rrjete sociale, ku një pjesë e tyre shihet se janë bërë bashkë.

Bëhet fjalë për Sabianin, Filloreta Raçin – Fifin, Kledi Hysën, DJ PM, Beniada Nishanin si dhe Sarah Berishën.

Të njëjtit janë bërë bashkë në Tiranë, ndonëse kanë kaluar një pasdite të këndshme.

“Ka miq, ka familje, dhe pastaj ka miq që bëhen familje”, thuhet në një fotografi të publikuar nga Kledi Hysa dhe Sabiani.

“Çfarë nate e bukur. Faleminderit Sabian, radhën e ka PM”, vazhdon më tej përshkrimi i fotografisë.

Komentet kanë qenë të shumta, me fansat e tyre që kanë shprehur lëvdata e kanë dhuruar dashuri për banorët e preferuar. /Telegrafi/

Leave a Reply