Vazhdohet afati i konkursit për aplikim për ushtarë të FSK-së

0
373

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se afati i konkursit për aplikim për ushtarë të FSK-së do të vazhdohet deri më 22 nëntor.

Kurse të gjithë kandidatët që deri më tani kanë konkurruar, nuk kanë nevojë për rikonkurrim.

“Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes, procedurat e testimit dhe kriteret, si dhe dokumentet e kërkuara për aplikim, ju lutemi të klikoni në linqet:

Linku 1

Linku 2

Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.” thuhej në një njoftim për media të Ministrisë.

Tutje bëhej e ditur se për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00.

“Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes, të gjithë të rinjve dhe të rejave, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike, iu garanton proces të drejtë dhe transparent, në zbatim të plotë të procedurave dhe kritereve ku do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve.”

Leave a Reply